Zjarr në një banesë në Pogradec, 52-vjeçarja humb jetën nga asfiksia
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Pogradecit kur rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në një banesë.
Sipas informacioneve të para nga policia, dyshohet se si pasojë e asfiksimit nga tymi ka humbur jetën një 52-vjeçarja Kozeta Teço, e cila banonte në apartamentin ku ka rënë zjarri
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe po vijojnë punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.
Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.
Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm