Përkeqësohet situata gjatë natës nga zjarri në Sasaj, Balluku monitoron zonën

28 Korrik 2025 | 07:47

Zjarri që ka përfshirë fshatin Sasaj në bashkinë e Himarës ka vijuar të jetë aktiv gjatë gjithë natës, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në drejtim të zonave të banuara, duke rritur ndjeshëm rrezikun për ta dhe pronat e tyre.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku, ka qenë në terren për të monitoruar nga afër situatën ndërsa shoqërohej nga kryetari i Bashkisë Himarë, z. Vangjel Tavo, dhe këshilltari për pushtetin vendor, z. Flamur Mamaj.

Ministrja deklaroi se, për shkak të rrezikut të lartë, banorëve u është kërkuar evakuimi nga autoritetet, por shumë prej tyre kanë refuzuar të largohen nga banesat e tyre.

Në vendngjarje janë angazhuar forcat e ushtrisë, zjarrfikësit dhe strukturat e emergjencës civile, të cilat kanë punuar intensivisht për të vënë nën kontroll flakët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026