Të qeta dhe pa shenja pendese, dalin përpara gjykatës vajza që vrau babanë dhe nëna
Janë paraqitur në Gjykatën e Fierit tre të dyshuarit për vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, i cili u ekzekutua në fshatin Frashër të Patosit. I pari në gjykatë mbërriti Çlirim Dogani, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim, ndërsa më pas mbërritën edhe vajza e viktimës, Ermelinda Rama, e konsideruar si autorja kryesore dhe nëna e saj, e cila akuzohet për moskallëzim krimi dhe dhënie ndihme pas vrasjes.
Pamjet filmike nga gjykata tregojnë nënë e bijë të qeta dhe pa shenja pendese për krimin e kryer, gjë që ka nxitur reagime të forta në opinionin publik.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se mes Ermelinda Ramës dhe Çlirim Doganit ka pasur një marrëdhënie intime që nuk miratohej nga babai i saj. Konfliktet e vazhdueshme në familje për këtë lidhje dyshohet se kanë çuar në përshkallëzimin e tensioneve dhe mbytjen e babait nga e bija me tel.
Ermelinda punonte sezonalisht në serat bujqësore në zonën e Sukut në Roskovec, ku dyshohet se është njohur me Doganin, një burrë i martuar dhe baba i disa fëmijëve. Sipas të dhënave të deritanishme, ekzekutimi i të atit dyshohet se është kryer nga vetë Ermelinda me ndihmën e Doganit.
Ky i fundit, në dëshminë e dhënë para hetuesve, ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje, duke pretenduar se ndodhej në një tjetër fshat në momentin e krimit. Megjithatë, policia është ende duke verifikuar alibitë dhe hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes janë në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta