Nënë e bijë mbytën me tel 56-vjeçarin, si tentuan ta fshihnin ngjarjen e rëndë

25 Korrik 2025 | 14:26

Nëna dhe bija janë arrestuar nga Policia e Fierit nën akuzën e vrasjes me dashje. Një histori makabre ndodhi dy ditë më parë në fshatin Frashër të Fierit, ku fillimisht u raportua për vdekje aksidentale të 56-vjeçarit Anesti Rama, por më pas hetimet nxorrën në pah se autore të vrasjes ishin e bija dhe bashkëshortja.

Anesti Rama dyshohet se është mbytur me telin e karikuesit të telefonit në fyt dhe më pas është dhunuar në pjesë të ndryshme të trupit nga shtetaset Valbona Rama dhe Emanilda Rama.

Pas arrestimit të dy shtetaseve, hetuesit kanë zbardhur ngjarjen pas dëshmive të dhëna nga autoret e dyshuara.

Dyshohet se mëngjesin e së mërkurës, nëna e bija inskenuan vrasjen si vdekje natyrale dhe më pas lajmëruan policinë. Një natë më parë, në bashkëpunim me njëra-tjetrën kishin mirë-menduar planin e vrasjes së kryefamiljarit. Ky i fundit ishte në konflikt me bashkëshorten dhe vajzën, pas debateve të herëpashershme mes tyre. Shpeshherë, në shtëpinë e tyre kishte shkuar policia për raportime dhune, por verifikimet nxorrën në pah se zotëria dhunohej nga dy pjesëtarët e familjes, fakt që konfirmohet edhe nga persona të tjerë, si i vëllai i viktimës dhe kolegët e punës së Anesti Ramës. Madje, kohët e fundit ai jetonte në një dhomë të veçuar nga shtëpia e tij, pas sherreve me familjarët.

Vajza, Emanilda Rama, pretendonte se sherret kishin ardhur pasi babai ishte tepër fanatik dhe se nuk e lejonte të dilte, ndërsa rezulton se ajo është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ishte kthyer në shtëpinë e prindërve.

Anesti Rama punonte në një fermë blegtorale në afërsi të banesës, ndërsa bashkëshortja ishte shtëpiake. Ende nuk dihet arsyeja e vërtetë e këtij krimi makabër, por dy shtetaset tashmë do të përballen me drejtësinë për të zbardhur të vërtetën e plotë. Një ngjarje më tepër se kriminale, e shoqëruar me inate dhe plane mizore, i morën jetën 56-vjeçarit, me autore vajzën e tij në bashkëpunim me të ëmën e saj. Valbona dhe Emanilda ndodhen pas hekurave, ndërsa hetuesit po mbledhin prova për të vërtetuar se vdekja e Anestit ishte një plan që shkatërroi një familje dhe i la fshatit dhe mbarë opinionit publik një tronditje të thellë për mënyrën e vrasjes së viktimës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026