Viktima dhunohej prej kohësh/ Vajza mbyti me tel babanë, arrestohet edhe e ëma
Policia e Fierit ka arrestuar edhe Valbona Ramën, nënën e Emanilda Rames e cila u arrestua nje ditë me parë për vrasjen makabre të babait të saj.
Teksa pritet te zhvillohet masa e sigurisë për nënë e bije qe akuzohen per vrasjen e kryefamiljarit Anesti Rama, të dhëna dhe burime nga te afërmit e familjes bëjnë me dije se 56-vjeçari dhunohej dhe keqtrajtohej ne familje.
Prej vitesh punëtor në një fermë blegtorale ne zone, Anesti Rama kishte shkuar shpesh here ne pune me shenja ne fytyre për të cilat thoshte se i ishin shkaktuar nga incidente por asnjëherë nuk tregoi të vërtetën.
Burime nga policia e Fierit konfirmojnë faktin se viktima keqtrajtohej nga bashkëshortja dhe e bija ndërsa fakt i njohur për fqinjët e familjes Rama ne Frashër ishte se ai jetonte veçmas nga bashkëshortja dhe e bija megjithëse ne te njëjtin oborr.
Prej vitesh 56-vjeçari i vrare tragjikisht dy me pare, jetonte në dhomën që shërbente si kuzhine e veçuar nga banesa ku jetonin Valbona dhe Emanilda Rama. Këto të fundit akuzohen se kane vrare 56-vjeçarin duke e mbytur me tel dhe me pas inskenuan ngjarjen si aksident.
LEXONI GJITHASHTU:
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin