FOTO/ U vra nga i dashuri 15 vite më i ri, kush është 52-vjeçarja

28 Korrik 2025 | 16:15

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të hënë në qytetin e Pogradeci, ku një grua 52-vjeçare, Kozeta Teço, u vra në mënyrë makabre dhe më pas shtëpia e saj u përfshi nga flakët.

Euronews Albania ka siguruar një foto të viktimës, e cila është bërë pjesë e hetimeve të policisë.

Policia ka arrestuar menjëherë autorin e dyshuar të krimit, 37-vjeçarin Ilirjan Selmani, i cili aktualisht ndodhet në komisariat dhe po merret në pyetje për rrethanat e vrasjes.

Nga burimet paraprake bëjnë me dije se viktima dyshohet të ketë pasur një marrëdhënie intime me autorin.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 të qytetit, ndërsa zjarri që pasoi vrasjen ka shkrumbuar pjesën më të madhe të banesës së viktimës.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë, por nuk mundën të shpëtonin jetën e gruas.

Hetimet vijojnë në disa pista, përfshirë atë të një konflikti të mundshëm personal mes dy personave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026