Bizneset kanë nevojë për punëtorë, 5500 vende të lira

28 Korrik 2025 | 16:40

Bizneset në vend kërkojnë 5500 punëtorë. Pozicionet e lira në këtë stinë janë kryesisht në sektorin e hotelerisë dhe turizmit, por nuk mungojnë as ofertat për zanate të tjera.

Bizneset kanë vende të lira pune. Në faqen online të Agjencisë Kombëtare të Punësimit, ato kanë publikuar kërkesa për gjithsej 5500 vende pune.

Në stinën e verës, dominojnë kërkesat që vijnë nga hoteleria, baret dhe restorantet, shumica e të cilave ndodhen në zonat bregdetare. Megjithatë, në faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit nuk mungojnë edhe pozicionet e lira në industri përpunuese, ndërtim dhe teknologji informacioni, me vendndodhje kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.

Vitin e kaluar, përmes ndërmjetësimit të kësaj agjencie, janë punësuar rreth 25 mijë punëkërkues nga 70 mijë që ishin regjistruar në sistem.

Shifra të tilla, në kushtet kur bizneset vuajnë për fuqi punëtore, tregojnë se kërkesa dhe oferta për vende pune nuk përputhen në tregun tonë për shkak të pagës dhe kushteve që ofrohen.

Ndërkohë, thirrjen për t’u regjistruar në portalin e punësimit e ka bërë edhe Ministria e Ekonomisë, e cila fton emigrantët shqiptarë të krijojnë mundësi të reja në vendin tonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026