Portieri i Liverpoolit shënon gol dhe mban gjallë shpresat për një vend në Champions League
Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, realizoi golin e fitores 2-1 ndaj West Bromwich Albion të dielën.
Shtatlarti i portës shënoi me një goditje me kokë në minutën e 95-të duke i mbajtur gjallë të kuqve të Jurgen Klopp shpresat për ngjitjen në vendin e katërt të renditjes, vend që siguron kualifikimin për në Champions League sezonin e ardhshëm.
Alisson u bë portieri i gjashtë në historinë e kampionatit anglez që shënon gol – i pari, për Liverpoolin dhe që shënon me goditje me kokë.
Braziliani ia kushtoi golin babait të tij, Jose Agustinho Becker, i cili u nda tragjikisht nga jeta në muajin shkurt.
“Jam tejet i emocionuar, këto muajt e fundit me gjithçka ndodhur me mua dhe familjen, por futbolli është jeta ime, luaj që kur kam qenë i vogël me babain tim, do të doja shumë që ai të kishte qenë këtu dhe ta shikonte golin, por jam i sigurt se është duke festuar njësoj si unë atje lart,” – tha Becker për mediat pas golit.
Liverpool pas kësaj ndeshjeje shkon në kuotën e 63 pikëve dhe shkurton më tej distancën me Chelsea-in (63 pikë).
Blutë e Londrës luajnë ndeshjen e ardhshme kundër Leciester City-it. Të ashtuquajturit “Dhelprat” fituan pikërisht ndaj Chelsea-it në fundjavë kupën e federatës dhe kërkojnë medoemos të mbajnë vendin e tretë (66 pikë).
Cilido qoftë rezultati i kësaj ndeshjeje, Liverpooli ka në dorë vetë kualifikimin në Champions League, mjafton të fitojë takimet e fundit ndaj Burnley dhe Crystal Palace.
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell