Zbardhet vrasja e 52-vjeçares: I dashuri e qëlloi 50 herë me thikë
Detaje tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço, në Pogradec, e cila u ekzekutua nga i dashuri i saj 31-vjeçar, Ilirian Selmani.
31-vjeçari pranoi para autoriteteve se është ai autori i krimit të rëndë.
52-vjeçarja u ekzekutua me një thikë të vjetër buke, me të cilën u qëllua mbi 50 herë.
Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, pas krimit autori ka tentuar të fshijë gjurmët e gjakut dhe më pas i ka vënë flakën banesës. Megjithatë, pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë dhe provat e tjera në vendngjarje kanë qenë vendimtare për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Fillimisht, i dyshuari ka mohuar akuzat, duke pretenduar se në momentin e vrasjes ndodhej në Korçë dhe se kur ishte kthyer në Pogradec kishte mësuar për vdekjen e partneres së tij. Ai ka deklaruar gjithashtu se lidhja e tyre kishte zgjatur tre vite dhe se vinte nga një “familje e mirë” që, sipas tij, nuk do të mund të prodhonte një vrasës.
Pas një maratone prej shtatë orësh në polici, ku u ballafaqua me provat, përfshirë edhe dëmtime fizike të marra gjatë përleshjes dhe një eksperiment hetimor të kryer në vendin e ngjarjes, 31-vjeçari ka pranuar krimin para grupit hetimor. Fillimisht ka pretenduar se kishte gjetur peshqirë me gjak dhe i kishte hedhur në mbeturina, duke menduar se mund të ishte therur ndonjë kafshë, për shkak të obsesionit të partneres për pastërtinë.
Në dëshminë e dhënë pas rrëfimit, autori ka pohuar se viktima kishte probleme me alkoolin dhe se kohët e fundit ishte bërë agresive dhe ushtronte dhunë ndaj tij.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar çdo provë të nevojshme ligjore për procedurat gjyqësore që do të pasojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta