Detajet e vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec, policia njofton arrestimin e autorit
Pas Prokurorisë, edhe Policia e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e 31-vjeçarit Ilirjan Selmani, i cili dyshohet si autor i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço, në apartamentin e saj në Pogradec.
Në njoftimin e saj, policia bën të ditur se ka bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 28.07.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec.
Fillimisht, ngjarja u raportua si aksidentale, pasi u dyshua se viktima kishte humbur jetën nga asfiksia si pasojë e djegies së banesës së saj.
“Gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së jashtme të trupit të pajetë, janë ngritur dyshime se shkaku i vdekjes nuk ishte asfiksia, pasi në trupin e viktimës janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se, në vijim të hetimeve të thelluara, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës dhe bazuar në pamjet filmike, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit I.S., 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se kishte pasur një lidhje intime me viktimën gjatë tre viteve të fundit.
“Shtetasi I.S. dyshohet se ka vrarë me thikë shtetasen K.T., 52 vjeçe, më pas i ka vënë zjarr banesës së saj dhe është larguar nga vendngjarja rreth orës 05:00. Në përfundim të veprimeve hetimore, ai u arrestua në flagrancë për veprën penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
I lidhur me prangat dhe dorën e policit, policia dërgon të riun në vendin e krimit! Dyshohet lidhje intime me 52 vjeçaren
Një ngjarje ka rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotme në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ku një 52 vjeçare është gjetur pa shenjë jete brenda banesës. pic.twitter.com/l6Ry4qFXKc
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 29, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi