Flet nëna e të riut që vrau 52-vjeçaren në Pogradec: Djali im nuk vriste as një mizë

29 Korrik 2025 | 10:12

Nëna e autorit të dyshuar për vrasjen në Pogradec të 52-vjeçares Kozeta Teço ka përjashtuar çdo mundësi që i biri të ketë kryer krimin ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Duke folur me gazetarët, pa praninë e kamerave, ajo tha se ata bashkëjetonin prej kohësh dhe se djali e donte, pavarësisht se ajo ishte më e madhe në moshë.

Sipas Sanie Selmanit, djali i saj 31-vjeçar nuk ishte i dhunshëm dhe nuk kishte shkaktuar asnjëherë probleme në shtëpi ndaj saj apo të atit, e aq më pak me komshinjtë.

“Pyesni në lagje dhe do t’ju tregojnë çfarë djali ishte. Ai nuk ngatërrohej me askënd, nuk vriste një mizë, e jo më të vriste një njeri. Herë pas here kërkonte ndonjë lek, por kaq. Djali bashkëjetonte me të dhe atë ditë ka marrë plehrat dhe i ka hedhur në kosh, që ishin te dera e shtëpisë. Pavarësisht se unë nuk kam qenë dakord me lidhjen e tyre, nuk i kam kërkuar asnjëherë që të ndaheshin, pasi djali e kishte pranuar ashtu siç ishte”, – tha ajo mes lotësh.

Më tej, nëna e Ilirjan Selmanit shpreh tronditjen e saj nga mënyra si u përhap lajmi në media dhe se si policia ndërhyri në banesë.

“Jam shumë e tronditur. Kam lexuar dhe parë në media shumë të pavërteta që ka nxjerrë policia si informacion. Edhe ne si prindër e kemi marrë vesh nga media dhe policia ngjarjen. Ata erdhën në shtëpi, 15 policë, gati ma mbytën djalin.Djali im është i sëmurë me zemër, ka probleme shëndetësore dhe ja kemi ndërruar disa herë gjakun. Trajtohet edhe me kemp për problemet me zemrën”, tha ajo.

Sanie Selmani thotë se kërkon që e vërteta të dalë në dritë dhe shton se viktima mund të ketë pasur lidhje të tjera.

“Kërkoj që të dalë e vërteta, sepse me sa di unë, ajo nuk kishte lidhje vetëm me djalin tim, por edhe me shumë të tjerë. Policia të hetojë dhe të zbardhë të vërtetën. Djali im nuk është vrasës. Djali im nuk ka krijuar asnjëherë probleme, pyesni ku të doni”, u shpreh Sanie Selmani.

Ilirjan Selmani, 31 vjeç, akuzohet nga Policia dhe Prokuroria si autor i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço në apartamentin e saj në Pogradec.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026