Ina Zhupa shpjegon procesin zgjedhor për kryetarin e Partisë Demokratike

17 Maj 2021 | 09:51

Ina Zhupa, deputete e zgjedhur e Partisë Demokratike tha për Euronews Albania se zhvendosja e datës së zgjedhjeve të kryetarit të PD-së nga muaji korrik në 13 qershor ka ardhur për shkak se pas procesit, vëmendja do të jetë tek masakra elektorale dhe beteja me kundërshtatin politik.

“Nuk kemi arsye pse të vonohemi deri më datën 22 korrik por ne mund ta mbyllim këtë proces përpara duke bërë zgjedhjet përpara, që gjithë vëmendja jonë të përqendrohet atje ku realisht është problemi dhe atje ku realisht duhet të përqendrohemi, të kundërshtari politik, te masakra elektorale, te ajo që do bëjë Partia Demokratike në vijë për aksionin e saj politik”, shprehet znj. Zhupa.

Sipas saj nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar me minimumin e standardit, Lulzim Basha do të kishte dhënë dorëheqjen por kjo nuk është diçka që mund të ndodhë kur  zgjedhjet, siç i cilëson Partia Demokratike ishin një masakër elektorale.

Lidhja e situatës aktuale me dorëheqjen e Sali Berishës kur humbi zgjedhjet në vitin 2013 nuk qëndron, kështu tha deputetja e PD-së, Ina Zhupa e cila sqaroi se zgjedhjet e Berishës kanë pasur përveçse më shumë standard, kanë qenë të organizuara dhe nga vetë ai.

Me dosje të qarta për nëntë qarqe në KAS, Zhupa u shpreh se fakti që zgjedhjet ishin jo të lira është i faktuar përballë autoriteteve.

“Ne do ta ndjekim rrugën e fakteve dhe provave edhe në institucionet ndërkombëtare. Ne do të shkojmë deri në Gjykatën e Strasburgut nëse do të jetë e nevojshme për të treguar se si është manipuluar dhe si është tjetërsuar një e drejtë kushtetuese, e drejta e votës së lirë, të fshehtë dhe e drejta e votës së garantuar të qytetarëve shqiptar”, – përfundoi Zhupa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026