“S’kam asnjë interes”, Trump hedh poshtë raportet për samit me presidentin kinez Xi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hodhi poshtë akuzat se po kërkon një samit me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, duke theksuar se nuk është i interesuar për një takim të tillë.
“Lajme të rreme raportojnë se unë po kërkoj një samit me Presidentin Xi nga Kina. Kjo nuk është e vërtetë, unë nuk po kërkoj asgjë! Mund të shkoj në Kinë, por do të jetë vetëm me ftesë të Presidentit Xi, e cila është dërguar tashmë. Përndryshe, nuk kam interes! Faleminderit për vëmendjen tuaj”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social.
Negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë duke u zhvilluar këtë javë në Stokholm, ku po takohen Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessant, dhe Zëvendëskryeministri kinez He Lifeng, dhe ky është raundi i tretë i negociatave midis dy kombeve, shkruan sot The Hill.
Kina dhe SHBA-të përballen me një afat deri më 12 gusht, pas marrëveshjeve të njoftuara në maj dhe qershor që panë uljen e tarifave ndaj njëra-tjetrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës