Përplaset i mituri me biçikletë, jashtë rrezikut për jetën
29 Korrik 2025 |
21:10
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e së martës në fshatin Mylte të Lezhës, ku një automjet është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga një fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40. Sipas burimeve zyrtare, automjeti i drejtuar nga shtetasja D. N., 39 vjeçe, është përplasur me biçikletën që lëviste një shtetas i mitur, rreth 12 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, i mituri ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit