VIDEO/ Makina merr flakë në ecje në aksin Fier–Vlorë, ndërhyjnë zjarrfikësit

30 Korrik 2025 | 08:51

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë në aksin nacional Fier–Vlorë, duke shkaktuar panik mes drejtuesve të tjerë të mjeteve.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit teksa makina ishte në lëvizje, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik në mjet.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa policia po heton për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Qarkullimi në zonë u pezullua për pak minuta, por tashmë është rikthyer në normalitet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026