PAMJE/ Vodhën orë, bizhuteri dhe euro në 2 banesa, një i arrestuar dhe një në kërkim
Policia e Tiranës ka zbardhur dy vjedhje të ndodhura në Tiranë, ndërsa ka identifikuar dhe dy autorët e dyshuar, duke mundur të arrestojë njërin prej tyre, ndërsa tjetrin e ka shpallur në kërkim.
Në njoftimin e saj, policia thotë se ka finalizuar operacionin e koduar “Vlera”, duke vënë në pranga 57-vjeçarin R.K., ndërsa është shpallur në kërkim 30-vjeçari G.L., të cilët akuzohen se kanë vjedhur me anë të thyerjes dy banesa.
Policia thotë se ka arritur të gjejë në banesën e njërit prej të arrestuarve dhe ka sekuestruar 900 000 lekë, 5 700 euro, 12 ora, 20 bizhuteri (varëse, unaza) dhe 8 celularë, të dyshuara të vjedhura, si dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve.
Aksioni është kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ndërsa nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje në 2 banesa, gjatë muajve shkurt dhe korrik, shuma të konsiderueshme parash, sende me vlerë dhe celularë.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer ai dhe shtetasi i arrestuar, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet