Osmani: Administrata Trump e vazhdon programin e MCC-së në Kosovë
30 Korrik 2025 |
16:48
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet këto ditë në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas takimit në Uashington me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, Osmani ka ndarë lajmin mbi miratimin e vazhdimit tw programit të MCC për Kosovën.
“Pas takimeve të shkëlqyera në Washington D.C., ku diskutuam për rëndësinë e Kompaktit të MCC për Kosovën, jam informuar zyrtarisht nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, se Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e këtij programi për Kosovën, një program me ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta