Dumani për krimet zgjedhore: Kemi pasur efekt parandalues, 39 raste ende nën hetim

31 Korrik 2025 | 11:50

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka zhvilluar këtë të enjte një takim informal, me gazetarët që ndjekin Prokurorinë e Posaçme, ku u ndal edhe te puna e SPAK në lidhje me krimet zgjedhore gjatë zgjedhjeve të fundit.

Në bashkëbisedimin jashtë kamerave, Dumani tha se SPAK është përballur me një periudhë të ngarkuar, si me hetime të reja, ashtu edhe me dosje të trashëguara. Ai theksoi se nga muaji mars e deri në përfundim të procesit zgjedhor, SPAK ka qenë i fokusuar në hetimin e krimeve zgjedhore dhe se angazhimi i institucionit ka pasur edhe efekt parandalues.

Sipas kreut të SPAK, janë administruar gjithsej 193 materiale kallëzimi, prej të cilave 53 kanë ardhur nga subjektet politike.

“Në 43 raste janë marrë vendime për mosfillim hetimi, për shkak të mungesës së elementëve të veprës penale”, tha Dumani.

Dumani bëri me dije se një pjesë e konsiderueshme e kallëzimeve kishte të bënte me ashtuquajturin “asfalt elektoral”, si dhe me pretendime për punësime të paligjshme apo përdorim të administratës publike në funksion të fushatës. Ai tah se të gjitha këto pretendime janë verifikuar. Megjithatë, ai shtoi se kallëzimet për shitblerje vote nuk kanë pasur të dhëna shtesë të mjaftueshme për të krijuar indicie për hetime të thelluara.

Aktualisht, për 39 raste që lidhen me krimet zgjedhore, hetimet janë ende në vijim. Dumani theksoi se për këto kallëzime, SPAK ka vepruar në kohë rekord për verifikim dhe trajtim procedurial.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët organizohen në sheshin “Skënderbej”

Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej. Sot mbahet protesta e 27 teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si çdo ditë, ata...
19:10 | 26/06/2026

Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka folur ditën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë, ku janë marrë disa vendime, një prej të...
16:39 | 26/06/2026

Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%

Nga vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi miratimin e disa ligjeve, ndër to edhe indeksimi i pensioneve....
16:19 | 26/06/2026