Fatbardh Kadilli: Unë do ta bashkoj PD-në, të larguarit do ta kenë derën e hapur

17 Maj 2021 | 12:43

Bashkimi dhe pastrimi i partisë, janë disa nga pikat për të cilat zotohet kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i cili gjatë një interviste për Euronews Albania tregoi avantazhet morale që ai ka përballë kryetarit aktual Lulzim Basha.

“Vendosmëria ime buron nga besimi që kam vërtetësinë, nevojën e demokratëve për të bërë një ndryshim rrënjësor në PD, për të krijuar një PD të shekullit të XXI, një PD të hapur, të pastër, të bashkuar dhe fituese,” – u shpreh Kadilli duke shtuar se kjo gjë nuk mund të bëhet nga lidershipi aktual, i cili sipas tij ka dështuar gjatë këtyre tetë viteve.

Kadilli konfirmoi pretendimet e Bashës se socialistët përdorën të gjithë pushtetin për zgjedhjet, por ai theksoi se kryetari i një partie duhet të krijojë energji politike, të cilën Basha nuk arriti ta krijonte. Thënë këtë ai iu drejtua drejtpërdrejt përmes televizionit që të tërhiqej nga rikandidimi.

“Një njeri që ka dështuar tetë vjet resht, ka humbur katër palë zgjedhje, nuk ka pse e çon nëpër mend të konkurrojë përsëri, prandaj kam kërkuar dhe e kërkoj sërish dorëheqjen e tij të parevokueshme… Çliro garën!” – tha Kadilli duke shtuar se personalisht ai ka avantazhi moral ndaj Bashës në këtë pikë.

“Një parti që bashkohet, nuk ndahet, vetëm katër vitet e fundit nga PD-ja janë shkëputur katër partiza të vogla më shumë se 20 vite më parë, pra e ka ndarë partinë, unë do ta bashkoj partinë, vetëm në komprometimin e kauzave partia vetvetiu bëhet pis, unë do ta pastroj partinë,” – tha Kadilli.

Kandidati për kryetar të PD-së tha se “të larguarit nga PD do ta kenë derën e hapur” pasi “kanë qenë kontribuues në PD”. Ai shtoi se nuk synon vetëm të rikthejë të larguarit, por ta pasurojë lidershipin me anëtarë dhe kontribuues të tjerë të cilët nuk janë marrë parasysh nga lidershipi aktual.

“Njoh me emër dhe nga afër shumë herë më tepër demokratë se sa Lulzim Basha,” – tha Kadilli duke nënkuptuar se Basha nuk ka pasur lidhjen e duhur me anëtarësinë.

Sipas Kadillit PD nën drejtimi ne Bashës nuk mundi të krijonte një përkufizim të opozitës dhe të gjitha kauzat që u morën përsipër gjatë këtyre tetë viteve u lanë përgjysmë. Ai tha se ka qenë kritik ndaj Bashës gjatë gjithë kohës, por “jo në publik, në struktura” duke qenë “luajal me sistemin politik”. Kadilli u shpreh se “analiza e vetme për Bashën do të ishte dorëheqja e tij”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026