Indeksi i Dhomës Amerikane: Klima e biznesit në Shqipëri, ende nën nivelin mesatar
Klima e të bërit biznes nuk është e favorshme për shumë sipërmarrje në vend. Në sondazhin e Dhomës Amerikane, ato ankohen për monopol, konkurrenca e padrejtë dhe burokraci qeveritare.
Klima e biznesit në Shqipëri nuk është në kushte të favorshme. Në rezultatin që shpall Dhoma Amerikane me pyetësorët e drejtërdrejtë, vlerësimi për vitin 2024 është 46.5 pikë nga 100.
Punëtorët e kualifikuar, monopoli dhe konkurrenca e padrejtë, ekonomia informale, burokracia qeveritare dhe niveli i përgjithshëm i taksave janë disa nga sfidat e tjera me të cilat përballen bizneset, për të cilat nuk janë pikë maksimale.
Nga ana tjetër, furnizimi me energji, infrastruktura, siguria, shërbimet bankare, klima politike, dhe shërbime në eksport rezultojnë të jenë përmirësuar në pikëzim.
Për vitin 2025, bizneset partnere të Dhomës Amerikane parashikojnë zhvillim pozitiv në performancën e ekonomisë shqiptare, kërkesën për mallra dhe shërbime, si dhe reformat ekonomike dhe politikat e qeverisë qendrore.
Dhoma Amerikane publikon çdo vit Indeksin e Biznesit, nëpërmjet pyetësorëve të të cilit identifikohen dhe maten problemet me të cilat përballet komuniteti i biznesit. Kjo i mundëson asaj që të bashkëpunojë me qeverinë dhe aktorë të tjerë për të përmirësuar mjedisin e biznesit në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)