Trump mund të falë Diddy-n? Shtohen spekulimet për një lëvizje të mundshme të tij

31 Korrik 2025 | 17:31

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton seriozisht mundësinë e një faljeje presidenciale për reperin Sean “Diddy” Combs, i cili aktualisht po vuan dënimin në një burg federal në Brooklyn. Sipas burimeve për Deadline, ideja që dikur qarkullonte vetëm si thashethem, tani ka marrë trajtën e një mundësie të vërtetë.

Diddy u shpall fajtor më 2 korrik për transportim për qëllime prostitucioni, ndërsa u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim të qenieve njerëzore dhe krijimin e një organizate kriminale. Ai ndodhet në paraburgim që prej shtatorit 2024 dhe pavarësisht përpjekjeve të shumta të mbrojtjes, përfshirë një ofertë prej 50 milionë dollarësh për lirim me kusht, kërkesat e tij janë refuzuar nga gjykata.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar ekzistencën e një kërkese zyrtare për falje. Megjithatë, njerëz të afërt me rrethin personal dhe profesional të Diddy-t thuhet se kanë kontaktuar me këshilltarët e Trump, duke theksuar se asgjë nuk është përfundimtare pa firmën e ish-presidentit.

“Do të isha i interesuar për faktet, veçanërisht nëse mendoj se dikush është trajtuar padrejtësisht, pavarësisht nëse më pëlqen apo jo,” kishte deklaruar Trump në maj, duke lënë të hapur mundësinë për një falje të tillë.

Falja e mundshme për Diddy-n vjen në një moment kur administrata Trump po përballet me presion në rritje lidhur me dosjen e Jeffrey Epstein. Kjo çështje ka ndezur reagime të forta brenda lëvizjes MAGA dhe ka nxitur përplasje të profilit të lartë, përfshirë një padi prej 10 miliardë dollarësh nga Trump kundër Rupert Murdoch.

Vendimi përfundimtar për dënimin e Diddy-t pritet të shpallet më 3 tetor, ndërsa avokatët e tij po përgatiten për apel. Pritet që çdo hap i mundshëm i Trump drejt një faljeje të ngjallë reagime të forta politike dhe mediatike në javët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026