Po zhduket fjala “Alo”, sjella e re e Gjeneratës Z po habit botën
Nëse keni telefonuar ndonjëherë një të ri të Gjeneratës Z dhe jeni pritur nga heshtja në vend të një “Alo”, nuk jeni vetëm.
Ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm dhe po ngjall debat mes brezave në rrjetet sociale.
Gjenerata Z, të lindurit mes viteve 1997 dhe 2012, kanë zhvilluar një sjellje të re ndaj telefonatave. Shumë prej tyre nuk përshëndesin kur hapin telefonin, por presin që iniciativën ta marrë personi që ka telefonuar. Kjo praktikë, e cila për brezat më të vjetër mund të tingëllojë si mungesë respekti apo edukate, për “zoomerët” është një masë sigurie ndaj mashtrimeve në rritje dhe teknologjisë që mund të abuzojë me zërin e tyre.
Në platformën “X” (ish-Twitter), një përdorues u bë viral kur vuri në dukje këtë ndryshim të qasjes nga të rinjtë. Komentet që pasuan hapën një diskutim më të gjerë për kulturën e re të komunikimit përmes telefonit.
Eksperti i sigurisë kibernetike Marijus Briedis nga NordVPN, e mbështet këtë sjellje duke theksuar se është më e sigurt të përdoret një ton neutral, madje emocionalisht “gri”. Ai paralajmëron për rreziqet e regjistrimit të zërit dhe përdorimit të tij nga mashtrues, madje edhe përmes inteligjencës artificiale.
Nga ana tjetër, shumë përfaqësues të brezave më të vjetër nuk pajtohen me këtë mënyrë komunikimi dhe e konsiderojnë të ftohtë dhe të pasjellshme.
Ndërkohë, duket se “alo”-ja klasike është në rënie, teksa një brez i tërë po përqafon heshtjen si formën më të re të përshëndetjes në telefon.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)