Arrest me burg për Ilrjan Selmanin, mohon në gjykatë vrasjen e 52-vjeçares

31 Korrik 2025 | 14:06

Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Ilrjan Selmanit, 31-vjeçarit të dyshuar si autor i vrasjes së Kozeta Teços, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Pogradecit.

Gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës, Selmani ka mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen e tij në ngjarje, duke deklaruar se nuk është autori i vrasjes dhe se nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie bashkëjetese me 52-vjeçaren.

Avokati i të dyshuarit i ka kërkuar gjykatës të mos pranojë masën e arrestit me burg, duke argumentuar se prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për të provuar autorësinë e klientit të tij.

Ndërkohë, prokuroria ka paraqitur dy prova kryesore në mbështetje të dyshimeve: njollat e gjakut të gjetura në një palë pantallona, të cilat janë zbuluar në një kazan mbetjesh urbane pranë banesës së viktimës, si dhe pamje filmike ku Selmani shfaqet duke hyrë dhe dalë nga banesa e Kozeta Teços ditën e ngjarjes.

52-vjeçarja u gjet e asfiksuar brenda banesës së saj në Pogradec, ku fillimisht u dyshua për vdekje natyrale si pasojë e përfshirjes së banesës nga zjarri.

Por hetimet e mëtejshme nga grupi hetimor zbuluan se 52-vjeçarja ishte ekzekutuar me thikë.

Selmani u arestua pas kqyrjes së pamjeve filmike, ku shihet duke hedhur në koshin përballë banesës një qese me rroba, gjurmët e gjakut të u gjetën pikërisht ato pantallona.

31-vjeçari pranoi fillimisht krimin, por ndryshoi dëshmi në sallën e gjyqit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
12:51 | 16/07/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026