Rregulli i ri për të hyrë në BE, prek dhe qytetarët shqiptarë
Duke filluar nga data 12 tetor, Bashkimi Evropian nis zbatimin e një sistemi të ri të hyrjes dhe daljes për qytetarët që nuk janë nga vendet e Unionit. Procedurat e reja prekin dhe qytetarët shqiptarë.
Sistemi i ri hyrje/dalje po prezantohet për të forcuar sigurinë kufitare dhe për të identifikuar udhëtarët që qëndrojnë më gjatë se koha e lejuar në Zonën Shengen.
Nga 12 tetori, Shtetet Anëtare të BE-së do të fillojnë të prezantojnë sistemin gradualisht gjatë një periudhe prej gjashtë muajsh, tha Komisioni Evropian në një deklaratë. Autoritetet kufitare do të regjistrojnë në mënyrë progresive të dhënat e shtetasve të vendeve të treta që kalojnë kufijtë.
Në fund të kësaj periudhe, sistemi do të vendoset plotësisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar.
Çfarë do të thotë ky sistem për udhëtarët?
Ai do të jetë një sistem regjistrimi për udhëtarët e Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe vendeve të tjera jo anëtare të BE-së, siç është edhe Shqipëria. Udhëtarët do të duhet të skanojnë pasaportat ose dokumentet e tjera të udhëtimit në një qendër vetëshërbimi sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së. Nuk do të zbatohet për qytetarët ose banorët e ligjshëm të BE-së ose ata me viza afatgjata.
Sistemi do të regjistrojë emrin e udhëtarit, të dhënat biometrike, si dhe datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes. Skanimet e fytyrës dhe të dhënat e gjurmëve të gishtërinjve të marra gjatë regjistrimit të parë ruhen në bazën e të dhënave EES për tre vjet.
Gjatë kësaj periudhe, udhëtarët do të duhet të japin vetëm një gjurmë gishti ose një foto në kufi kur hyjnë dhe dalin, të cilat do të krahasohen me të dhënat e ruajtura.
Këto rregulla do të prekin edhe shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, të cilët aktualisht gëzojnë regjim pa viza për hyrje të shkurtër në zonën Shengen.
Sistemi i ri do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave dhe do të lejojë autoritetet kufitare të kontrollojnë automatikisht kohëzgjatjen e qëndrimit të lejuar për turistët dhe udhëtarët e biznesit.
Sistemi do të nisë së zbatuari gradualisht për gjashtë muaj dhe pritet të hyjë në funksionim të plotë në janar të vitit 2026.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit