31 të vdekur në azilin e pleqve të goditur nga përmbytjet në Pekin
Përmbytjet vranë 31 banorë në një azil kujdesi për të moshuarit në periferi të Pekinit këtë javë, thanë zyrtarët lokalë.
Pamjet filmike tregonin ekipet e emergjencës duke ecur nëpër ujë që arrinte deri në gjoks duke u përpjekur të shpëtonin ata që ishin të bllokuar në shtëpi në distriktin Miyun. Shumë prej atyre që vdiqën thuhet se ishin të paaftë fizikisht për të lëvizur, shkruan BBC.
Zyrtarët lokalë kanë pranuar se kishte “boshllëqe në planifikimin e emergjencës” dhe thanë se incidenti ishte një mësim i dhimbshëm që shërbeu si “një thirrje zgjimi”.
44 persona kanë vdekur në përmbytjet e ndodhura 2 ditët e fundit në Pekin, të cilat kanë ndodhur gjatë një vere me mot ekstrem në të gjithë Kinën. Valë të nxehta rekord goditën rajonet lindore në fillim të këtij muaji, ndërsa përmbytje të veçanta përfshinë jugperëndimin e vendit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut