Sulmi ndaj mediave në Gaza, “Associated Press” kërkon hetim mbi bombardimin izraelit

17 Maj 2021 | 13:27

Shefja e agjencisë së lajmeve “Associated Press” bëri thirrje për një hetim të pavarur mbi bombardimin e zyrave të saj në Gaza nga aviacioni ushtarak izraelit.

Sally Buzbee deklaroi se organizata e saj nuk ka parë ende ndonjë provë nga zyrtarët izraelitë që të justifikojë sulmin, që rrafshoi kullën 12-katëshe Al Jalaa ditën e shtunë.

Nga ana e tyre zyrtarët izraelitë deklaruan se e kishin kryer sulmin pasi godina shërbente si një bazë e shërbimeve të inteligjencës së lëvizjes Hamas.

“Kemi dëgjuar Izraelin të thotë se kanë prova, por deri tani këto prova nuk i kemi parë dhe mendoj se është e udhës që në këtë pikë të nisë një hetim i pavarur mbi sa ndodhi”, deklaroi Sally Buzbee.

Israeli insiston se Hamas fshihet prapa civilëve dhe zyrave të mediave, duke i përdorur ato si “mburoja njerëzore”, duke aluduar se lëvizja islamike qëllimisht vendos armë ushtarake në zemër të popullsisë civile në Rripin e Gazës.

Rreth një orë përpara sulmit, një telefonatë paralajmëruese ishte bërë në adresë të pronarit të bllokut të ndërtesave dhe gazetarët arritën të largoheshin në kohë, por të gjitha pajisjet e tyre u shkatërruan.

Përveç telefonatës, një raketë paralajmëruese ra në rrugën përballë kullës, duke iu bërë të qartë banorëve se bombardimi po afronte.

Dëshmitarë deklaruan se dronët izraelitë qëlluan dy raketa në kuotë të lartë dhe më pas avionët ushtarakë lëshuan 4 bomba, duke e rrafshuar ndërtesën. Për fat të mirë, nga sulmi nuk pati të lënduar.

Lexoni gjithashtu:

Blinken bisedon me ministrat e Jashtëm të Katarit, Egjiptit dhe Arabisë Saudite mbi zhvillimet në Gaza

Kronologji – Hamasi dhe Izraeli: një histori përplasjesh

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026