Trump i hapur për negociata mbi tarifat e reja: Ofertat bindëse sjellin marrëveshje
Presidenti Donald Trump zyrtarizoi të enjten një sërë tarifash të larta dhe marrëveshjesh tregtare që kishte njoftuar javët e fundit, duke shënuar përshkallëzimin e fundit në përpjekjen e tij për të prishur dhe riformësuar rendin ekonomik global.
Në një urdhër ekzekutiv gjithëpërfshirës, Trump zyrtarizoi marrëveshjet me partnerë të rëndësishëm tregtarë si Bashkimi Evropian, Japonia, Korea e Jugut, Mbretëria e Bashkuar dhe Filipinet.
Në një intervistë ekskluzive për NBC News, Trump tha se dera e tij do të jetë gjithmonë e hapur për oferta bindëse: “Kjo nuk do të thotë që dikush të mos vijë brenda katër javësh dhe të thotë se mund të bëjmë një marrëveshje.”
Urdhri i Trump, i cili erdhi disa orë para një afati të vetëvendosur për marrëveshjet tregtare, përcakton në mënyrë të njëanshme norma për partnerët tregtarë që nuk arritën marrëveshje me të, si Izraeli, Zvicra dhe Tajvani.
Norma e Zvicrës do të jetë më e lartë se sa ishte kërcënuar më parë, në 39%, ndërsa ajo e Tajvanit do të jetë më e ulët, në 20%. Ky është në fakt një rivendosje e marrëdhënieve tregtare në botë, një rivendosje që duket se është projektuar për të përfituar Shtetet e Bashkuara, me tarifa të larta të papara në gati një shekull.
Trump beson se taksat mbi mallrat e importuara do të fshijnë deficitet tregtare dhe do të rikthejnë prodhimin në Shtetet e Bashkuara.
Ai ka lavdëruar 125 miliardë dollarë të ardhura që kanë sjellë taksat e tij ekzistuese të importit, me qindra miliarda të tjera të premtuara nga disa vende në formën e investimeve.
Megjithatë, kjo ka ardhur me koston e një rritjeje më të ngadaltë ekonomike dhe perspektivën që inflacioni, tashmë kokëfortë, të rritet përsëri.
Urdhri i Trump të enjten parashikon që detyrimet e reja nuk do të hyjnë në fuqi deri më 7 gusht.
Mallrat që transportohen me anije nuk do të preken nga tarifat e reja deri më 5 tetor. Këto produkte duhet të jenë në lëvizje deri më 7 gusht, por nëse importuesit nuk i nxjerrin ato nga porti ose magazina për shitje, tarifat e reja nuk do të zbatohen për muaj të tërë.
Artikujt që mbërrijnë me anije përbëjnë më shumë se gjysmën e importeve të SHBA-së, sipas Departamentit të Transportit.
Trump dhe zyrtarët e lartë të administratës kishin këmbëngulur këtë javë se nuk do të kishte vonesa të mëtejshme pas afatit të së premtes në orën 12:01 të mëngjesit, sipas kohës lindore.
Në fakt, vetëm disa orë para se Shtëpia e Bardhë të publikonte urdhrin ekzekutiv të së enjtes, Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, u bërtiti gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se nuk do të kishte “asnjë zgjatje” të afatit.
Duke qenë se tarifat e nënshkruara rishtazi nuk do të hyjnë menjëherë në fuqi, pasiguria ka të ngjarë të vazhdojë për konsumatorët dhe bizneset që përpiqen të planifikojnë për pjesën tjetër të vitit dhe më tej.
“Disa do të argumentojnë se tarifat më të larta do të kompensohen nga pasiguria më e ulët”, shkruajnë analistët e Bank of America në një shënim për klientët këtë javë pas njoftimit të marrëveshjes me Bashkimin Evropian. “Dhe po, pasiguria mund të ulet në afat të shkurtër, por dyshojmë se do të zhduket.”
Një prodhues i paidentifikuar në një anketë të Rezervës Federale të Dallasit të publikuar këtë javë e tha troç: “Tarifat. Tarifat. Tarifat. A i përmenda tarifat?”
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit