Arrestohet në Itali 36-vjeçari shqiptar, i dyshuar për trafik droge

1 Gusht 2025 | 17:05

Një shtetas shqiptar 36-vjeç është arrestuar nga autoritetet italiane, nën akuzat për përfshirje në një rrjet trafiku droge, sulm ndaj një zyrtari publik dhe shkelje të urdhrit për ndalim hyrjeje në territorin italian.

Sipas mediave italiane, arrestimi ka ndodhur disa ditë më parë gjatë një patrullimi të zakonshëm në zonën e San Sistos. I dyshuari po udhëtonte me automjet kur u ndalua për kontroll. Në përpjekje për t’i shmangur policisë, ai tentoi të largohej me shpejtësi, por u kap pas një ndjekjeje të shkurtër.

Gjatë arrestimit, 36-vjeçari kundërshtoi dhe sulmoi fizikisht oficerët e policisë. Pas kontrollit të automjetit, brenda një zgavre të fshehtë në ndarjen e pasagjerëve, u gjetën 12 pako me kokainë, me një peshë totale prej 8.4 gramësh.

Autori ndodhet në paraburgim ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur nëse ai është pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikut të lëndëve narkotike.

 LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026