Copëtoi djalin e saj me sëpatë në Itali, nëna zbulon shkakun e vrasjes makabër

1 Gusht 2025 | 18:55

Zbulohen të dhëna të reja rreth vrasjes së rëndë që ka tronditur opinionin publik në Itali. Viktima është Alessandro Venier, 35 vjeç, i cili u ekzekutua nga nëna dhe partnerja e tij. Trupi i pajetë u gjet i fshehur në një kosh të mbushur me gëlqere, në përpjekje për të shmangur zbulimin e krimit.

Tashmë në pranga ndodhen dy të dyshuarat kryesore, Marylin Castro Monsalvo, 30 vjeç, partnerja e viktimës, dhe nëna e tij, Lorena Venier, 62 vjeç.

Sipas autoriteteve italiane dhe burimeve mediatike si “La Repubblica”, ngjarja e rëndë ndodhi në fundjavën që lamë pas. Mësohet se Alessandro kishte harruar të përgatiste darkën, një premtim i bërë më herët gjatë ditës. Ky moment thuhet se ka qenë shkëndija e një debati të ashpër në familje, i cili degjeneroi në dhunë.

Nëna e viktimës ka pranuar e para autorësinë e krimit, duke thënë para hetuesve: “Isha unë, dhe e di që ajo që bëra ishte monstruoze.”

Ajo është një infermiere me përvojë në spitalin e Udines dhe, pas ngjarjes, ka vijuar normalisht me rutinën e saj të përditshme.

Raportimet sugjerojnë se dy gratë u përballën me një moment paniku kur Alessandro u bë agresiv. Në përpjekje për ta qetësuar, thuhet se i administruan ilaçe të forta – një dozë e lartë e barnave që përdorte partnerja e tij, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor pas lindjes së vajzës së tyre.

Dyshohet se viktima ndërroi jetë si pasojë e një overdoze. Më pas, dy gratë përdorën një sëpatë për të copëtuar trupin dhe e fshehën në një kovë me gëlqere, për të shmangur erën dhe identifikimin.

Hetimet vijojnë, ndërsa deri më tani nuk janë zbuluar gjurmë gjaku në banesë. Hetuesit besojnë se skena e krimit është pastruar me kujdes pas ngjarjes.

Familja jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe përballonte jetesën me vetëm një pagë të qëndrueshme, duke ushqyer katër anëtarë. Alessandro, sipas hetimeve paraprake, shihej si një barrë nga nëna e tij, e cila kishte sakrifikuar gjithë jetën për ta rritur e vetme, pasi ishte braktisur nga bashkëshorti.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik dhe pritet që ditët në vijim të zbardhin plotësisht dinamikën e krimit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026