Trump pozicionon nëndetëset bërthamore pas komenteve kërcënuese të Medvedevit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar zhvendosjen e dy nëndetëseve bërthamore dhe pozicionimin e tyre drejt atyre që ai i cilëson si “rajonet e duhura”. Kjo lëvizje e presidentit amerikan vjen si përgjigje ndaj deklaratave të ashpra të ish-presidentit rus Dmitry Medvedev, të cilat Trump i cilësoi si “shumë provokuese”.
Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shkroi:
“Bazuar në deklaratat tejet provokuese të ish-presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, kam urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura”.
Ai nuk dha detaje për vendndodhjen e nëndetëseve, në përputhje me protokollet e sigurisë kombëtare të SHBA-së. Po ashtu, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për nëndetëse me energji bërthamore apo të armatosura me armë bërthamore.
“Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të padëshiruara. Shpresoj se ky nuk do të jetë një nga ato raste”, shtoi Trump.
Në deklaratat e mëvonshme për mediat, presidenti amerikan shtoi: “Një kërcënim u bë nga një ish-president i Rusisë. Dhe ne do ta mbrojmë popullin tonë. Duhet të jem shumë i kujdesshëm”.
Kjo përshkallëzim vjen pas një sërë polemikash të ashpra mes Trumpit dhe Medvedevit në rrjetet sociale, në sfondin e tensioneve gjithnjë në rritje për luftën në Ukrainë.
Medvedev, i cili ka qenë president i Rusisë nga viti 2008 deri më 2012, reagoi ashpër ndaj ultimatumeve të Trump për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, duke i cilësuar si “kërcënime ndaj Rusisë” dhe “hapa drejt luftës”.
Në një postim të fundit në Telegram, Medvedev paralajmëroi për një “kërcënim të dorës së vdekur”, një deklaratë që analistët ushtarakë e interpretuan si një referencë ndaj emrit të koduar të sistemit të kontrollit të sulmeve bërthamore hakmarrëse të Rusisë.
E premtja nuk ishte hera e parë që Trump iu përgjigj komenteve të Medvedevit. Të enjten, ai e përshkroi Medvedevin si “ish-presidentin e dështuar të Rusisë, i cili mendon se është ende president”.
Trump gjithashtu e paralajmëroi Medvedevin të “kishte kujdes me fjalët e tij”, duke shtuar se “ai po hyn në një territor shumë të rrezikshëm!”
Ndërkohë, pas deklaratave të Trump, tregu i aksioneve në Moskë shënoi një rënie të ndjeshme, teksa Kremlini nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar.
Trump ka vendosur së fundmi një afat të ri për presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë deri më 8 gusht, një ultimatum që Moska e ka injoruar publikisht. Në javët e fundit, Trump ka kërcënuar Rusinë me tarifa të rënda ndaj eksporteve të saj, nëse nuk ndalet agresioni ushtarak.
Ekspertët paralajmërojnë se rritja e retorikës mes liderëve mund të çojë në tensione të rrezikshme strategjike, në një kohë kur Rusia dhe SHBA zotërojnë arsenalet më të mëdha bërthamore në botë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh