Rusia imune ndaj sanksioneve, Kremlini reagon ndaj Trump: Ekonomia jonë funksionon
Ekonomia ruse funksionon me sukses, pavarësisht sanksioneve perëndimore. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në reagimin e parë të Moskës ndaj paralajmërimit të Donald Trump, për reduktimin e afatit të ultimatumit ndaj Rusisë në 12 ditë.
“Kremlini i merr parasysh deklaratat e Trump mbi kërcënimet për sanksione, por nuk parashikon të bëjë komente apo të japë detaje në këto momente”, ka thënë Peskov, duke iu përgjigjur interesit të agjencisë ruse të lajmeve “Tass”.
“Po jetojmë prej shumë kohësh nën një sasi të madhe sanksionesh, por ekonomia jonë funksionon”, ka deklaruar më tej Peskov.
Zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin ka shtuar se Rusia ka fituar tashmë imunitet nga sanksionet.
Pak ditë më parë, presidenti amerikan tha se do ta reduktonte ultimatumin 50-ditor të dhënë ndaj Rusisë për të arritur një armëpushim në Ukrainë në 10 ose 12 ditë.
Trump u shpreh i zhgënjyer nga homologu Vladimir Putin, i cili sipas tij vazhdon të sulmojë me raketa vendin fqinj, pavarësisht përpjekjeve amerikane për të negociuar. “Nuk më intereson më të flas me të, ndaj do ta reduktoj afatin e ultimatumit”, tha Trump.
Ndërkohë, Moska ka vijuar edhe të mërkurën me sulme ndaj Ukrainës. Në shënjestër këtë herë ka qenë një qendër për stërvitjen e forcave të armatosura, ku shumë persona kanë gjetur vdekjen dhe shumë të tjerë janë plagosur.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit