26 kompani të mëdha nënshkruajnë kodin e praktikës për IA në BE

4 Gusht 2025 | 16:52

Komisioni Evropian njoftoi të premten se rreth 26 kompani, përfshirë gjigantët e teknologjisë si Amazon, Google, Microsoft dhe IBM, kanë nënshkruar Kodin e Praktikës për Inteligjencën Artificiale të Përgjithshme (GPAI).

Ky kod është një set rregullash vullnetare që synojnë të rrisin transparencën, mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe sigurinë, në përputhje me Aktin e Inteligjencës Artificiale të BE-së, i cili hyn në fuqi më 2 gusht.

Në listë janë edhe kompani si OpenAI, Mistral AI nga Franca dhe startup-i gjerman Aleph Alpha.

Ndërkohë, Meta refuzoi të nënshkruajë, duke argumentuar se Kodi kufizon inovacionin dhe kritikon politikën evropiane ndaj inteligjencës artificiale.

XAI, zhvilluesi i modelit Grok të platformës X, nënshkroi vetëm kapitullin për sigurinë dhe mbrojtjen, dhe do të duhet të plotësojë kërkesat e tjera përmes mënyrave alternative.

27 shtetet anëtare të BE-së duhet të emërojnë autoritete mbikëqyrëse kombëtare për të siguruar që bizneset në vendet e tyre të jenë në përputhje me Aktin e Inteligjencës Artificiale.

Në rast shkeljesh, gjobat mund të jenë deri në 15 milionë euro ose 3% e xhiros vjetore të një kompanie, cilado qoftë më e lartë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet afati i katërt për përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes, KE do të dalë me një vlerësim

Dita e fundit e muajit qershor ishte afati përfundimtar në kuadër të periudhës së katërt raportuese për vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i përmbushur reformat...
11:20 | 02/07/2026

Mbi 1,000 hektarë digjen nga zjarret në Francën jugore

Më shumë se 1,000 hektarë tokë janë përfshirë nga zjarret në Francën jugore, ndërsa qindra zjarrfikës vijojnë betejën me flakët në kushte të vështira, të...
09:34 | 02/07/2026

BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të mërkurën në Baku një program prej 20 milionë eurosh për të mbështetur paqen në Kaukazin...
21:06 | 01/07/2026