Alarmi i Zelenskyt: Nuk po kursehen as fëmijët, i dërguari i Trump në Moskë
“Rusia po asgjëson civilët në të gjithë vijën e frontit”.
Alarmi është dhënë nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili ka theksuar se nga sulmet e qëllimshme ruse po vriten edhe fëmijë.
“Ata po vrasin fëmijë dhe sulmet e qëllimshme me dronë ndaj ekipeve të shpëtimit dhe mjekëve pas bombardimeve po ndodhin në çdo qytet apo komunitet. Me pak fjalë, ushtria ruse po vret çdo gjë të gjallë”, ka thënë Zelensky.
Sipas tij, bota ka mjaftueshëm fuqi për ta ndalur gjithë këtë të keqe dhe për të mbrojtur popullin ukrainas.
“Shpresojmë tek vendimi i fortë i Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe gjithë botës për të vendosur sanksione dytësore ndaj tregtisë ruse dhe sektorit bankar të Moskës”, ka vijuar presidenti ukrainas.
Ai ka shtuar se Ukraina pret që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mbrojtjes mbi të cilat ka rënë dakord me partnerët e saj, pasi çdo vonesë do të thotë humbje në radhët e popullit të saj.
Situata në vijën e frontit mbetet e tensionuar, sidomos pas reduktimit të ultimatumit amerikan drejtuar Rusisë për të arritur një armëpushim.
Megjithatë, presidenti Donald Trump ka konfirmuar se i dërguari i tij, Steve Witkoff, të mërkurën ose të enjten do të vizitojë Moskën për t’u takuar me presidentin Putin.
Ndërkohë, gjatë natës, sulmet ajrore ruse shkaktuan dëme në një treg elektronik në qytetin e Odesës dhe plagosën disa persona, përfshirë një fëmijë 4-muajsh.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës