Irani ekzekuton një person të dënuar për spiunazh për Izraelin

6 Gusht 2025 | 09:10

Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar një burrë, i cili ishte dënuar për spiunim për Izraelin. Sipas gjyqësorit iranian, personi që u ekzekutua i kishte dërguar informacione Izraelit lidhur me shkencëtarët bërthamorë të cilët u vranë gjatë luftës 12-ditore që Teherani zhvilloi me Izraelin në qershor.

“Roozbeh Vadi… u ekzekutua pas proceseve gjyqësore dhe konfirmimit të dënimit të tij nga Gjykata e Lartë”, u tha në ueb-faqen e gjyqësorit, Mizan Online, ku u shtua se ai kishte zbuluar informacion për një “shkencëtar bërthamor që u vra gjatë agresionit të fundit të regjimit sionist”.

Ekzekutimi u krye me varje, u tha në njoftim.

Nuk është e qartë se kur ky person u arrestua apo kur u dënua.

Mizan tha se Vadi transferoi “informacion të klasifikuar”, pasi ishte rekrutuar online nga agjencia izraelite e spiunazhit, Mossad.

Në mes të muajit qershor, Izraeli nisi një fushatë bombardimesh të paprecedentë ndaj Iranit, duke nxitur një luftë gjatë së cilës Irani iu përgjigj me sulme me raketa dhe dronë.

Ofensiva izraelite vrau komandantë të lartë ushtarakë, shkencëtarë bërthamorë dhe qindra të tjerë, duke goditur si vende ushtarake ashtu edhe zona rezidenciale në Iran

Sipas mediave lokale, dhjetëra shkencëtarësh bërthamorë u vranë gjatë ofensivës izraelite.

Që kur u zhvillua kjo luftë, Irani ka premtuar gjyqe të shpejta për personat e arrestuar nën dyshimin për bashkëpunim me Izraelin.

Autoritetet kanë njoftuar arrestime të shumta të personave të dyshuar për spiunazh për Izraelin dhe ekzekutimin e disa të dënuarve për bashkëpunim me Mossadin.

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, përfshirë organizatën Amnesty International, Irani është vendi i dytë në botë sa i përket numrit më të lartë të ekzekutimeve, pas Kinës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026