Liban: Qeveria ngarkon ushtrinë me plan për çarmatosjen e Hezbollahut
Qeveria e Libanit ka urdhëruar ushtrinë të hartojë një plan për të siguruar që vetëm institucionet shtetërore të posedojnë armë deri në fund të vitit, në një përpjekje për të çarmatosur grupin militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani.
Njoftimi erdhi nga kryeministri Nawaf Salam pas një mbledhjeje gati gjashtë orëshe të kabinetit qeveritar.
Ai bëri të ditur se plani duhet të përgatitet brenda këtij muaji për diskutim dhe miratim. Pas takimit, Salam theksoi “detyrën e shtetit për të monopolizuar posedimin e armëve”, sipas raportimit të Agjencisë Kombëtare të Lajmeve (NNA) në Liban.
Ky vendim vjen pas presionit të fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj Bejrutit, përfshirë edhe vizitën e dërguarit amerikan Tom Barrack në korrik, i cili kërkoi një qasje më vendimtare ndaj çarmatosjes së Hezbollahut.
Megjithatë, ndërkohë që qeveria po diskutohej, udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Kassem, hodhi poshtë thirrjet për dorëzimin e armëve të grupit.
Në një fjalim televiziv, ai deklaroi se “çdo afat për zbatimin e këtij plani nën agresionin izraelit është i papranueshëm”.
Hezbollahu doli i dobësuar nga një konflikt 14-mujor me Izraelin, i cili përfundoi në nëntor me armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA. Gjatë luftës, disa udhëheqës të grupit u vranë, mijëra luftëtarë u eliminuan dhe shumica e armatimeve të tij u shkatërruan.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)