Ecclestone kritikon pa mëshirë Hamiltonin: Ai duhet të dalë në pension, tani!

7 Gusht 2025 | 20:13

Sezoni debutues i Lewis Hamilton me Ferrarin po rezulton një dështim i vërtetë. Shtatë herë kampioni i botës nuk ka arritur ende të ngjitet në podium pas 14 garash dhe performanca e tij me “kokëkuqen” po kthehet në një makth të përsëritur. I vetmi moment gëzimi për britanikun këtë vit mbetet fitorja në garën Sprint në Kinë.

Hamilton aktualisht renditet në vendin e gjashtë me vetëm 109 pikë, një distancë e madhe nga lideri i kampionatit, Oscar Piastri, i cili ka grumbulluar 175 pikë. Madje edhe shoku i tij i skuadrës, Charles Leclerc, është një hap para me 151 pikë.

Në këtë kontekst kritikash të vazhdueshme, së fundmi ka ndërhyrë edhe Bernie Ecclestone, ish-bosi i Formula 1. Në një intervistë për Daily Mail, 94-vjeçari nuk kurseu aspak komentet e ashpra për Hamiltonin.

“Lewis është shumë i talentuar, ai ishte dhe ndoshta është ende. Por, si me shumë kampionë, kur arrijnë majën, rruga më pas është vetëm poshtë. Ai është i lodhur. Ka bërë të njëjtën gjë për kaq shumë kohë dhe ka nevojë për një rivendosje të plotë. Mendoj se duhet të kishte dalë në pension prej kohësh,” u shpreh Ecclestone.

Ai madje i rekomandon Hamiltonit të kërkojë një marrëveshje për t’u larguar nga Ferrari menjëherë:

“Nëse do të isha agjenti i tij, do të negocioja me Ferrarin dhe do t’u thosha: ‘Nëse keni dikë për ta zëvendësuar, Lewis është gati të largohet’. Dhe nëse do të isha Lewis, do të kërkoja të më paguhet e gjithë kontrata. Do të thoja: ‘Nuk po funksionon, mund të largohem, por kjo është marrëveshja’.”

Sipas miliarderit britanik, Hamilton nuk ka më nevojë të rrezikojë:

“Ai ka fituar shtatë tituj botërorë. Mjafton. Nuk ka asgjë më për të provuar.”

Në një sezon ku pritshmëritë ishin të larta, zhgënjimi po thellohet. Fjalët e Ecclestone mund të jenë të ashpra, por pasqyrojnë një realitet të hidhur për një kampion që dikur dominonte sportin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026