Botërori i Formula 1 në vitin 2025 do të ketë dy kampionë të Botës në rradhën e nisjes në të 40-tat e tyre.
Po flasim për Lewis Hamilton dhe Fernando Alonso-n që së bashku numërojnë 9 tituj.
7 britaniku dhe 2 spanjolli, por cilët janë pilotët më të vjetër që kanë fituar një titull kampion në Formula 1?
Mund ti gjeni ata më poshtë…
Juan Manuel Fangio – 46 vjeç, 1 muaj, 11 ditë
Në epokën ku pilotët ishin të zakonshëm në pistë në të 40-tat dhe të 50-tat, legjendari Juan Manuel Fangio u shpall kampion në vitin 1951 kur ishte 40 vjeç dhe përsëriti këtë sukses në moshën 43, 44, 45 dhe 46 vjeçare.
Giuseppe Farina – 43 vjeç, 10 muaj, 4 ditë
‘Nino’ Farina është piloti që eksperiencën dhe suksesin i ariti në të parin sezon zyrtar të Formula 1 në vitin 1950. Ai ja doli duke u shpallur kampion në dëm të kolegëve te Alfa Romeo , Fangio dhe Luigi Fagioli në 6 gara.
Jack Brabham – 40 vjeç, 5 muaj, 2 ditë
I treti dhe i fundit kampion i Formula 1 në të 40-tat është Jack Brabham, që triumfoi në vitet 1959 dhe 1960 në bordin e Cooper si dhe në vitin 1966 kur drejtonte makinën që mbante emrin e tij.
Graham Hill – 39 vjeç, 8 muaj, 19 ditë
Graham Hill ishte në fillimin e të 30-ve kur u shpall kampion në vitin 1962 me BRM. Në vazhdim u shpall 3 vite nënkampion dhe në vitin 1968 kur u transferua te Lotus, Hill fitoi titullin e dytë.
Nigel Mansell – 39 vjeç, 8 ditë
Nigel Mansell ishte 39 vjeç kur fitoi të vetmin titull në karrierë. Pa vendeve të dyta në vitet 1986, 1987 dhe 1991, realizoi ëndërrën e tij në vitin 1992 kur pilotonte Williams FW14B.
Alain Prost – 38 vjeç, 7 muaj, 2 ditë
Titulli i parë dhe i fundit i Alain Prost ndahen nga pothuajse një dekadë pasi francezi triumfoi në bordin e McLaren në vitet 1985, 1986 dhe 1989 në një rivalitet intensive me Ayrton Senna dhe në fund te Williams në vitin 1993.
Mario Andretti – 38 vjeç, 6 muaj, 13 ditë
Mario Andretti konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në historinë e Formula 1 dhe titullin e tij e fitoi në vitin 1978 kur pilotonte Lotus 79. Një titull i hidhur për shkak të ndarjes nga jeta të kolegut Ronnie Peterson pas aksidentit në Monza.
Damon Hill – 36 vjeç, 26 ditë
Graham Hill u nda nga jeta pas një incidenti ajror, 7 vite pas titullit të dytë, por i biri Damon vazhdoi traditën familjare për një titull emocional në vitin 1996 kur ishte në mes të 30-ve.
Lewis Hamilton – 35 vjeç, 10 muaj, 8 ditë
Lewis Hamilton gjëndet në të dyja listat, atë të pilotëve më të rinj dhe më të vjetër që janë shpallur kampionë në Formula 1. Titulli i parë u arrit në moshën 23 vjeçare te McLaren në 2008. I mposhtur vetëm nga Sebastian Vettel prej atëherë, ai fitoi titullin e 7 si një 35 vjeçar te Mercedes në 2020.
Niki Lauda – 35 vjeç, 7 muaj, 29 ditë
Niki Lauda fitoi 2 tituj te Ferrari në mesin e viteve ’70. U transferua tek Brabham përpara se të fitonte titullin e 3 te McLaren në vitin 1984 në dëm të shokut të skuadrës, Prost me vetëm gjysmë pike.
Jashtë top 10
Michael Schumacher me të cilin Hamilton ka rekordin e 7 titujve ishte 3 ditë më i ri se vituesi i vitit 1984, Lauda kur fitoi titullin e në vitin 2004.
Ndërsa Nelson Piquet ishte 5 muaj më i ri kur fitoi titullin e 3 në vitin 1987.