Ilir Meta kërkoi lirinë, shtyhet për javën e ardhshme seanca, avokati: Do të lirohet
U zhvillua këtë të premte seanca ku Ilir Meta kërkonte lirinë, pasi SPAK i ka komunikuar zyrtarisht përfundimin e hetimeve.
Seanca u zhvillua në GJKKO me dyer të mbyllura, dhe kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari i gatshëm, Erjon Bani ndërsa përfaqësues i SPAK ishte prokurori i gatshëm, Alfred Shehu, në mungesë të prokurorëve të çështjes: Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.
Seanca u shty për shkak të pranimit nga ana e gjyqtarit Bani të kërkesës së avokatit të Metës, që kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë të shqyrtohet nga gjyqtari i hetimeve paraprake, Erjon Çela ndërsa seanca e radhës pritet të zhvillohet javën e ardhshme.
Ish-presidenti Ilir Meta nuk ishte i pranishëm në seancë, por përfaqësohej nga avokatët Kujtim Cakrani dhe Dylejman Karaj.
Në daljen para mediave pas përfundimit të seancës, avokati Kujtim Carkani deklaroi se klienti i tij do të lirohet.
“Ne duam të zhvillojmë procesin në mënyrë të rregullt, me gjyqtarin që ka ndjekur hetimet, dhe pse jo edhe me prokurorët që kanë hetuar këtë çështje. Jemi në pritje që javën tjetër, kur të kthehet nga pushimet z. Çela, të zhvillojmë seancën siç e parashikon ligji procedural. Z. Meta do të lirohet, pasi nuk ka më asnjë arsye për ta mbajtur në paraburgim,” tha avokati i Metës, Kujtim Cakrani.
Kujtojmë që Meta kërkon zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të butë, ku avokati argumenton se tashmë nuk ekziston më mundësia që Ilir Meta të prishë provat, për shkak se hetimi është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.
Po kështu, në kërkesën e tij për lehtësim të masës së Metës, avokati propozoi që ish-presidentit t’i bllokohet pasaporta në mënyrë që të mos ketë mundësi të dalë nga Shqipëria.
Ai deklaroi se betejën do ta vazhdojnë në gjykatë me proces të zakonshëm dhe jo të shkurtuar, duke parashikuar një proces të gjatë gjyqësor.
Ish-presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 dhe që prej atëherë ndodhet në paraburgim me masën “arrest në burg”.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni