Taravari nga Korça: Përdorimi i gjuhës shqipe lidhet me stabilitetin e gjithë RMV
Një delegacion i Aleancës për Shqiptarët, i kryesuar nga kryetari i kësaj partie, Arben Taravari, zhvilloi të premten një vizitë zyrtare në qytetin e Korçës, ku u prit nga kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo.
Delegacioni vizitoi gjithashtu Muzeun e Shkollës së Parë Shqipe, një simbol i rëndësishëm i identitetit kombëtar dhe i përpjekjeve për arsimimin në gjuhën shqipe
Taravari theksoi rëndësinë e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet në RMV ndonëse pranoi se ka probleme që duhet të zgjidhen sa më parë për të krijuar kohezionin e nevojshëm mes dy komuniteteve më të mëdha në këtë shtet.
“Pajtohemi plotësisht që ka institucione të cilat duhet ta përdorin gjuhën shqipe, por shpesh e anashkalojnë, duke penguar zbatimin e saj. Ka edhe një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese që po shqyrtohet prej rreth 2-3 vitesh, dhe besoj se ajo do të marrë një vendim objektiv e racional.
Sepse nëse do të kishte një vendim ndryshe, kjo nuk do të ishte e mirë për shoqërinë në përgjithësi. Në Maqedoni, tema e stabilitetit dhe destabilitetit lidhet kryesisht me dy popujt kryesorë – maqedonasit dhe shqiptarët. Prandaj, është shumë e rëndësishme që kohezioni i brendshëm mes këtyre dy etnive të jetë i fortë, dhe shpresoj që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë racional dhe, pa dyshim, kështu do të jetë.
Absolutisht, çështja e përdorimit të gjuhës shqipe lidhet edhe me stabilitetin e Maqedonisë. Dua të theksoj se në Maqedoni kemi ligje shumë të mira, por kemi moszbatim të tyre. Ligjet në letër ekzistojnë dhe janë shumë të avancuara, por kur vjen puna te institucionet, sidomos kur ka të bëjë me shqiptarët, këto ligje shpesh anashkalohen.
Kjo ndodh pavarësisht se kush është drejtues – maqedonas, drejtor, ministër, zëvendësministër apo përgjegjës i një institucioni. Ky nuk është një standard i rregullt.
Ekziston madje edhe një agjenci speciale që merret me përdorimin e gjuhës shqipe, dhe institucionet që nuk e zbatojnë duhet të ndëshkohen. Por, fatkeqësisht, kjo agjenci nuk funksionon siç duhet”, tha Taravari.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane