Skandal në Britani, ujë radioaktiv derdhet në det nga nga baza sekrete bërthamore

9 Gusht 2025 | 20:40

Uji radioaktiv nga baza ushtarake Coulport në Skoci, ku ruhen kokat bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar, ka rrjedhur në det pas plasaritjes së përsëritur të tubacioneve të vjetra.

Dokumente zyrtare të publikuara pas një beteje gjashtëvjeçare ligjore tregojnë se rrjedhjet ndodhën për shkak të mungesës së mirëmbajtjes nga Marina Mbretërore, duke shkaktuar derdhje të tritiumit  një substancë radioaktive që përdoret në armët bërthamore në detin Loch Long pranë Glasgout, raporton The Guardian.

Sipas Agjencisë Skoceze për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA), rreth gjysma e komponentëve në bazë ishin përtej jetëgjatësisë së projektuar kur ndodhën rrjedhjet.

Rrjedhja më e madhe ndodhi në vitin 2019, kur ujë i ndotur me tritium përfundoi në det pas përmbytjes së një zone të ndjeshme ku përpunohen armët bërthamore.

Pavarësisht premtimeve të Ministrisë së Mbrojtjes për të ndërmarrë masa përmirësimi, rrjedhje të tjera ndodhën edhe në 2021.

Ekspertët kritikuan mungesën e transparencës dhe mbikëqyrjes, ndërsa MoD këmbënguli se nuk ka pasur asnjë rrezik për shëndetin publik dhe se janë bërë përmirësime të ndjeshme në menaxhimin e infrastrukturës që nga ajo kohë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026

Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se “po përpiqet të shkaktojë përçarje” në Mbretërinë e Bashkuar, pas vrasjes së Henry...
16:02 | 04/06/2026