Mblidhet sërish sot Komisioni Hetimor për Metën, seancë dëgjimore për presidentin
Komisioni Hetimor për Presidentin Ilir Meta zhvillon sot mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës ka parashikuar një seancë dëgjimore me kreun e shtetit për të bërë një ballafaqim të akuzave dhe qëndrimeve të tij.
Nuk dihet ende nëse Meta do të shkojë në këtë seancë dëgjimore, pasi që prej ditës së djeshme ndodhet në Slloveni në kuadër të procesit të Brdo-Brijonit
Sakaq, në mbledhjen e ditës së hënë, në Komisionin Hetimor u transmetuan deklaratat e Metës në televizione dhe deklaratat për shtyp si dhe të gjitha postimet e tij në rrjetet sociale, të cilat do të përdoren si prova për shkeljet që ai pretendohet se i ka bërë Kushtetutës.
Pas seancës së sotme, pritet që në 24 maj që të prezantohet raporti final i Komisionit Hetimor që më pas do t’i drejtohet dhe seancës plenare.
Gjykata Kushtuese është institucioni i fundit i cili do të japë vendimin për presidentin në lidhje me nismën e socialistëve për shkarkimin e tij.
49 deputetët socialistë firmosën kërkesën për shkarkimin e Metës, të cilën e depozituan në Kuvend, pasi pretendojnë se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë procesit zgjedhor.
Lexoni gjithashtu:
Shkarkimi i presidentit | Miratohet plani hetimor, caktohen 2 ekspertët ligjorë
Komisioni Hetimor për Metën, Alket Hyseni: Më 18 maj seancë dëgjimore me presidentin
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta