Merxhani: Shembja e Teatrit Kombëtar u bë për të goditur dinjitetin e shoqërisë
Prishja e godinës së Teatrit Kombëtar, një vit më parë nga qeveria, u bë në shkelje të të drejtave të njeriut, u shpreh arkitektit Kreshnik Merxhani, në një intervistë për emisionin ‘Me pak Fjalë’, në Euronews Albania.
Z.Merxhani u shpreh se godina e Teatrit Kombëtar ishte një objekt me të cilin një komunitet vetëidentifikohej dhe si i tillë, ai nuk duhej prishur.
“E drejta për kulturë lidhet ngushtësisht edhe me objektin me të cilin komuniteti vetëidentifikohet”, tha ai.
Ai sqaroi se prishja e monumenteve të kulturës, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në shkelje të të drejtave të njeriut dhe të ligjeve, njësoj si me rastin e teatrit ishte arsyeja e krijimit të UNESCO.
“Targetimi i trashëgimisë kulturore nuk bëhet vetëm në konflikte të armatosura por edhe në kohë paqeje. Ndonjëherë trashëgimia targetohet për të ulur dinjitetin e një komuniteti”, u shpreh Merxhani.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus