Senatori kolumbian nuk i mbijeton atentatit, ndërron jetë pas dy muajsh

11 Gusht 2025 | 14:38

Senatori konservator kolumbian, njëkohësisht edhe kandidat presidencial, Miguel Uribe Turbay, ndërroi jetë të hënën, më shumë se dy muaj pas sulmit me armë gjatë një tubimi elektoral në Bogotën perëndimore.

Konfirmimin për ndarjen nga jeta të 39-vjeçarit e bëri gruaja e tij, Maria Claudia Tarazona, në një postim në rrjetet sociale.

“I lutem Zotit të më tregojë rrugën për të mësuar të jetoj pa ty. Pusho në paqe, dashuria e jetës sime. Unë do të kujdesem për fëmijët tanë”, u shpreh Maria.

Kujtojmë që Uribe Turbay u plagos rëndë më 7 qershor, gjatë një tubimi në lagjen Fontibón, kur një person i armatosur e qëlloi në kokë dhe këmbë. Ai qëndroi nën kujdes intensiv deri në momentin e vdekjes.

Një i dyshuar adoleshent u arrestua në vendngjarje, ndërsa autoritetet kanë arrestuar edhe disa persona të tjerë në lidhje me sulmin.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në vend dhe ka ringjallur frikën për një rikthim të valës së dhunës politike që shënjoi vitet 1990, periudhë në të cilën u vranë tre kandidatë presidencialë, raportojnë mediat lokale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit

SHBA-të njoftuan se shkatërruan një kullë mbikëqyrjeje që i përkiste Trupave të Gardës Revolucionare Islamike në bregdetin juglindor të Iranit. Lajmin e njoftoi ushtria sot...
17:17 | 17/07/2026

Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë

Ministria e Energjisë e Iranit i bëri thirrje të martën popullsisë që të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike, pasi rrjeti elektrik është nën presion të...
16:54 | 17/07/2026

SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri

Ushtria e Shteteve të Bashkuara dhe një zyrtar sirian kanë kundërshtuar pretendimet iraniane për sulmin ndaj një baze amerikane në Sirinë jugore të enjten në...
16:42 | 17/07/2026