Sekuestrohen 6.1 milionë lekë nga tre Exchange në Elbasan, nën hetim administratorët
Policia e Elbasanit ka organizuar operacionin e koduar “The Script 2”, i fokusuar në subjektet që ushtrojnë veprimtari për këmbimin e valutave (exchange).
Gjatë operacionit u ushtruan kontrolle në disa prej këtyre subjekteve në qytetin e Elbasanit, ku nga verifikimet rezultoi se administratorët e tre prej tyre nuk deklaronin të ardhurat e përfituara nga aktiviteti i këmbimit valutor.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u referuan materialet në Prokurori dhe është nisur procedimi penal për administratorët e këtyre subjekteve: shtetasit R. K., 62 vjeç, B. L., 63 vjeç, dhe A. N., 58 vjeç.
Si provë materiale janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë, në valuta të ndryshme: lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paund etj.
Njoftimi i policisë
“Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht administratorët e 3 subjekteve.
Sekuestrohen nga këto subjekte, rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me struktura të tjera të DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacionin policor të koduar “The Script 2”.
Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në subjektet për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit. Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 3 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin.
Në përfundim të veprimeve për këto raate, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 3 subjekteve, shtetasit R. K., 62 vjeç, B. L., 63 vjeç, dhe A. N., 58 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)