Pamje apokaliptike nga Gramshi, konfirmohet viktima e parë nga zjarret në vend
Është konfirmuar viktima e parë nga zjarret e këtij viti në Shqipëri.
Bëhet fjalë për një të moshuar nga fshatrat e Gramshit, ku situata paraqitet alarmante dhe kritike për banorët e zonës.
Në fshatrat Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të Gramshit, zjarri masiv ka përfshirë edhe banesa, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Burime nga terreni raportojnë se disa banorë kanë mbetur të bllokuar, ndërsa situata mbetet kritike.
Dyshohet gjithashtu se edhe ekipet që janë nisur për të evakuar banorët janë bllokuar nga flakët.
Për shkak të tymit të dendur, nuk mund të afrohen as ambulancat, as zjarrfikësit dhe as autoritetet.
Një grua është bllokuar në fermë së bashku me dy fëmijët e saj në Bulçar të Gramshit dhe po kërkon ndihmën e autoriteteve.
Pamje apokaliptike nga Gramshi, konfirmohet viktima e parë nga zjarret në vend pic.twitter.com/S5SblJmMqB
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 12, 2025
Në fshatin Sosëm është aktivizuar një vatër e re pranë banesave, ndërsa raportohet për banorë të lënduar që nuk kanë mundur të marrin ndihmë për shkak të kushteve të rënda.
I gjithë fshati Skënderbegas është në proces evakuimi, megjithëse shumë banorë, me lot në sy për shtëpitë që po digjen, refuzojnë të largohen.
Autoritetet kanë bërë thirrje urgjente për banorët e Kullollasit, Bletës dhe Menkollarës që të largohen menjëherë dhe të bashkëpunojnë për evakuimin e sigurt.
Aktualisht po evakuohet e gjithë njësia administrative Skënderbegas, ndërsa drejt zonës janë nisur katër helikopterë.
Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile punojnë pa ndërprerje për shuarjen e flakëve, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, është nisur drejt Gramshit për të monitoruar situatën. Në terren janë angazhuar 80 forca të Forcave të Armatosura së bashku me njësitë vendore, të cilat punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarreve.
Autoritetet apelojnë për bashkëpunim maksimal nga banorët dhe bëjnë të ditur se kanë vënë në dispozicion të gjitha burimet për menaxhimin e situatës emergjente.
Ndërkohë, Teqeja e Shemberdhenjes është shkrumbuar nga flakët dhe raportohet se një person dyshohet të jetë bllokuar brenda saj.
Vatra aktive zjarresh janë regjistruar në fshatra të njësisë Skënderbegas, duke përfshirë Kullollas, Bletëz, Sojnik, Mukaj dhe Kukur.
Deri më tani, përballja me flakët është bërë vetëm me zjarrfikëset e bashkisë dhe punonjësit vullnetarë, ndërsa ndërhyrja e forcave të armatosura dhe shërbimeve të emergjencës pritet të intensifikohet.
Po digjen dy fshatra në Gramsh, situata është shumë e rëndë pic.twitter.com/di8mcdfrKd
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 12, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta