VIDEO/ Emergjencë nga flakët në fshatrat e Gramshit, dyshohet për banorë të bllokuar

12 Gusht 2025 | 12:35

Në fshatrat Kullollas, Bletës dhe Menkollarë të Gramshit, nga zjarri masiv janë përfshirë dhe banesa, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Burime nga terreni bëjnë me dije se disa banorë kanë mbetur të bllokuar dhe situata është kritike.

Po ashtu dyshohet se edhe ekipet që janë nisur për të evakuar banorët janë bllokuar nga zjarri.

Prej tymit të dendur, nuk mund të afrohen as ambulancat, as zjarrfikësit dhe as autoritetet.

Një grua raportohet se është bllokuar në fermë me dy fëmijët e saj në Bulçar të Gramshit, kërkon ndihmën e autoriteteve.

Në fshatin Sosëm sapo është aktivizuar një vatër e re shumë pranë banesave.

Ka banorë të lënduar, por zjarrfikësit nuk kanë mundur dot të shkojnë për shkak të tymit.

I gjithë fshati Skënderbegas do të evakuohet, ndërsa shumë banorë, mes lotëve për shtëpitë që po u digjen, refuzojnë të largohen.

Ndërkohë ka një thirrje urgjente për shkak të zjarreve; u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Aktualisht po evakuohet e gjithë njësia administrative Skënderbegas, ndërsa drejt zonës janë nisur edhe 4 helikopterë.

Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile po punojnë për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente nga autoritetet.

Autoritetet kanë dhënë urdhër evakuimi për banorët e tre fshatrave: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për të shmangur rreziqet e flakëve që po përparojnë me shpejtësi.

Për shkak të situatës së rënduar, bëhet me dije se ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, është nisur drejt Gramshit.

Në terren janë angazhuar 80 forca të Forcave të Armatosura së bashku me njësitë vendore, të cilat punojnë pa ndërprerje për izolimin dhe shuarjen e zjarreve.

Autoritetet apelojnë për bashkëpunim maksimal nga banorët dhe vënë në dispozicion të gjitha burimet për menaxhimin e situatës emergjente.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026