Gramsh, viktima dyshohet se shkaktoi vetë zjarrin që i mori jetën
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike në fshatin Kullollas të bashkisë Gramsh, ku një person humbi jetën dhe disa zona u përfshinë nga flakët.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes është konfirmuar nga organet ligjzbatuese se ngjarja e rëndë e ditës së sotme në Gramsh, ka ardhur si pasojë e veprimit të pakujdesshëm të një banori të fshatit Kullollas.
Hetimet paraprake sugjerojnë se vetë viktima kishte ndezur zjarr në oborrin e shtëpisë së tij, por flakët dolën jashtë kontrollit, duke shkaktuar përhapje të shpejtë në terren.
“Viktima ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në terren dhe rrezikun e madh për banorët dhe pronat e zonës.” -thuhet më tej në njoftim.
Ndërkohë, shërbimet e emergjencës dhe sigurisë janë në gatishmëri të plotë në zonë.
“Institucionet e sigurisë dhe emergjencës janë të angazhuara maksimalisht në terren për izolimin e zjarreve dhe garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve.”- theksohet në deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta