Aktorët e teatrit “Migjeni” performojnë në rrugë, suvaja e një ndërtese lëndon artistin
Ndonëse teatrot vijojnë të jenë të mbyllura për shkak të pandemisë, kjo gjë nuk e ka penguar trupën e teatrit Migjeni që të performojë për artëdashësit shkodran.
Skena ishte zhvendosur në rrugicat e vjetra të Gjuhadolit dhe u mirëprit nga dhjetëra qytetarë.
“Anmiku në shtëpi” vepër letrare e shkruar nga Ernest Koliqi u interpretua në një variant artistik nga aktorët e teatrit “Migjeni”.
Spektatorët ishin të shumtë, madje edhe nga qytete të tjera të vendit.
“Mbi të gjitha vlerësova faktin se jemi në shtëpinë ku ka lindur Koliqi dhe ky fakt tregon se teatri mund të bëhet kudo, në rrugë, në shtëpi, nëpër salla, por ajo që është më e rëndësishme është shpirti i këtij qyteti që unë do thoja është shpirti i lirisë,” – u shpreh Robert Budina.
“Jam shumë i gëzuar që erdha dhe e pash. Më vjen shumë mirë. U kënaqa, me plot gojën, u kënaqa. Jam shumë i emocionuar për ta dhe bravo iu qoftë,” – tha Mehdi Malkaj i cili iu referua pjesës së interpretuar për të thënë se nëse do kishim parasysh Ernest Koliqin “nuk do të ishim katandisur kaq ‘mirë’ sa jemi katandisur”.
Në fund të shfaqjes pati një incident. Një pjesë e fasadës së një nga godinave të vjetra, ndonëse e rikonstruktuar, u shemb duke goditur aktorin Nikolin Ferketa, fatmirësisht pa probleme serioze.
“Ne shohim se gati 80% e gjërave janë hapur e një ndër institucionet që nuk është hapur akoma është teatri. Pse teatri duhet të jetë i mbyllur kur ne ndërkohë shohim që klubet janë plot, kur njerëzit rrinë shumë afër njëri me tjetrin? Teatri është ai që i afron njerëzit, është ai që ka më shumë nevojë populli shkodran, të paktën sot,” – u shpreh Nikolin Ferketa.
Ndërkaq aktori Simon Shkreli tha se ndër problemet kryesore që ata përballen është dominimi i antivlerave mbi vlerat.
Gjuhadoli është një nga zonat muze më të frekuentuara në Shkodër por mungesa e investimeve dhe e mirëmbajtjes ka sjellë degradimin e godinave në këtë zonë që shërbejnë si një pasaportë e identiteti të Shkodrës së vjetër e cila falë papërgjegjshmërisë së institucioneve po zhduket me kalimin e viteve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Veprat e Mid’hat Frashërit, ekspozohet biblioteka personale e rilindasit në Ditën Botërore të Librit
- Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 mln dollarë
- Pikturë në akrilik, ‘Misteri i Kohës’ titullohet ekspozita e çelur në Pogradec
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë
Celine Dion rikthehet pas periudhës së vështirë, projekti i ri ngjall interes global
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore