Ushtarë, banorë e zjarrfikës në luftë me flakët, çfarë ndodhi gjatë natës në Delvinë
Banorët e Delvinës i kaluan orët e para të së mërkurës në rrugë dhe të panikosur nga frika e rrezikut të zjarrit të madh që përfshiu zonën.
Ndërsa flakët përhapeshin me shpejtësi, vazhdimisht dëgjoheshin shpërthime municionesh, ndërkohë që Delvina ishte nën pushtetin e flakëve dhe të tymit.
Situata ishte tepër problematike, ndërkohë që era e favorizonte përhapjen e flakëve me shpejtësi.
Forca të shumta zjarrfikëse, të bashkive të jugut por edhe të ardhura nga Tirana, forca të ushtrisë dhe banorë bënë të mundur shuarjen e zjarrit që ishte pranë ytetit.
Pamje nga ajri, si duket Delvina nën pushtetin e flakëve pic.twitter.com/QJQUuBm3g5
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 13, 2025
Qendra Shëndetësore e Delvinës priti dhe trajtoi të dëmtuarit e parë si pasojë e zjarreve që përfshinë zonën.
Rreth 10 qytetarëve, mes tyre 4 nga forcat e ushtrisë, iu dha ndihmë mjekësore për shkak të asfiksisë.
Personeli mjekësor ndërhyri menjëherë për të ofruar ndihmën e nevojshme, duke u kujdesur për stabilizimin e gjendjes së tyre.
Disa prej të dëmtuarve shfaqën probleme me frymëmarrjen dhe plagë të lehta, ndërsa autoritetet shëndetësore mbetën në gatishmëri për çdo emergjencë tjetër.
Situatë kritike në Delvinë! Vijon “lufta” me flakët! Raporton gazetarja pic.twitter.com/MhqqR0T30V
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 13, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta