Delvina e rrethuar nga flakët, nis largimi i banorëve! Mbërrin me urgjencë ministri

12 Gusht 2025 | 23:20

Situata mbetet kritikenë Delvinë ku qyteti është rrethuar nga zjarret. Nga ana tjetër bëhet e ditur nisja e evakuuimit të banorëve nga zona. Në vendngjarje ka mbërritur me urgjencë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu.

Ministria e Mbrojtjes njofton se, shumica e forcave të bashkive Sarandë, Gjirokastër, Konispol dhe Finiq, së bashku me Brigadën e Mbështetjes së Emergjencave Civile të Forcave të Armatosura, janë angazhuar në terren për të luftuar vatrat e rrezikshme të zjarrit dhe për të ndihmuar në evakuimin e banorëve.

Në bashkëpunim me policinë e shtetit, trupat e emergjencës kanë vendosur një perimeter të përkohshëm sigurie dhe po largojnë banorët nga zonat më të rrezikuara.

Autoritetet po vazhdojnë monitorimin e situatës dhe ftojnë qytetarët të jenë bashkëpunues dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencave civile.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026